- Advertisement -
Fahrije Hoti, kandidate në listën e LDK-së për deputete, ka reaguar pas sulmeve të ministrit në detyrë, Glauk Konjufca, ndaj ish-presidentes, Vjosa Osmani.
Hoti në një shkrim në Facebook ka thënë se vendi nuk ecën përpara duke nënçmuar gratë.
“Sot sulmohen “frizerkat”, nesër çdo grua që guxon të punojë, të ndërtojë dhe të ecë përpara.
Kosova nuk ecën përpara duke nënçmuar gratë!”, ka shkruar ajo.






