Evertoni kontakton Juventusin për Zhegrovën

- Advertisement -

Skuadra e Evertonit ka ndërmarrë hapa konkret në lidhje me transferimin e Edon Zhegrovës, kanë raportuar të martën mediumet angleze.

Bëhet e ditur se Juventusi ka kontaktuarJuventusin në lidhje me Zhegrovën, e ardhmja e të cilit nuk është e sigurtë te skuadra italiane.

Evertoni po insiston për Zhegrovën, por dëshiron huazimin e tij për sezonin e ardhshëm dhe me opsionin e blerjes pas një viti.

Te skuadra e Juventusit ende nuk kanë marrë një vendim të prerë për Zhegrovën, i cili ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2030.

Verën e shkuar, Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille por në sezonin e tij të parë ka pasur pak minuta me fanellën e skuadrës nga Serie A.

27-vjeçari deri më tani, ka regjistruar 24 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat apo në total ka vetëm 485 minuta lojë.

Të ngjashme

Të fundit