Behrami: Thaçi ende beson në drejtësinë ndërkombëtare

- Advertisement -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka folur edhe lidhur me besimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në drejtësinë ndërkombëtare.

Ai tha se nuk arrin të pajtohet me faktin që Thaçi ende ka besim në këtë sistem drejtësie.

“Unë me shumë miq diplomatë kur po dal po u them, çka po ndjej personalisht them, unë me presidentin Thaçi për gjithçka jam pajtuar dhe pajtohem, por vetëm me një gjë hala nuk po pajtohna, që ai hala beson në drejtësi ndërkombëtare”, tha Behrami në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

Zyrtari i PDK-së është shprehur se ish-presidenti Thaçi vazhdon ta shfaqë qartë këtë besim, duke shtuar se ai beson edhe në suksesin e Kosovës.

“Edhe në fjalimin e tij kur ka shkuar në Hagë, ju e shihni se sa shumë besim ka në drejtësinë ndërkombëtare për të cilën ai vetë ka punuar. Ai edhe më tutje beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe beson në suksesin e Kosovës”, tha Artan Behrami.

Të ngjashme

Të fundit