9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

“Eurodeputetja spanjolle mirëpriti aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin e liberalizimit të vizave”

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me anëtarë nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Raportet ndërkombëtare dhe indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit janë dëshmi e progresit dhe e drejtimit drejt këtyre dy prioriteteve. Ndërkaq, marrëdhëniet me BE-në i kemi përforcuar duke përafruar edhe më tej politikën tonë të jashtme me atë të BE-së dhe duke iu bashkëngjitur sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Republika e Kosovës, krahas sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimit me Ukrainën, është aktualisht vend nikoqir i 11 gazetarëve ukrainas të cilët po banojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e vendit përmes programit JiR të mbështetur nga Qeveria”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit