9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

“Është shkelje flagrante” – avokati Fetahu numëron shkeljet e ligjit për KPK-në që u plotësua nga qeveria Kurti

- Advertisement -

Avokati Faton Fetahu, ka numëruar në emisionin Pressing në T7 disa prej shkeljeve të cilat janë gjetur nga Gjykata Kushtetuese ndaj ligjit për Këshillin Prokurorial të nisur nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.  

Fetahu ka thënë se janë dy nene që bijnë në desh me njëri-tjetrin sa i përket shkarkimit të prokurorëve.

“Nenin 16 dhe 18 të ligjit të shfuqizuar. Këto dy nene ekskluzivisht kanë qenë objekt i ngritjes së pretendimeve nga ana jonë. Ligji për shkarkimin e zyrtarëve prokurorë, është një ndër më të mirët që është bërë, ka pasur edhe lëvdata nga ndërkombëtarët. Është vënë në pikë pytje ligji për sigurinë, pasi kishte dy ligje që binin në desh me njëri-tjetrin dhe pastaj do të kishte edhe huti se cili ligj do të kishte përparësi”, tha ai.

“Pastaj është edhe ligji që u jep përparësi apo avantazhe të padrejtë anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi kundrejt anëtarëve të tjerë. Kjo do të sillte shumë probleme në funksionim. Do të kishte edhe motive politike. I emëruari politik do të kishte përparësi dhe do të mund të ngrinte raste politike ndaj njërit prokuror. Kjo është shkelje flagrante”, shtoi Fetahu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit