Emisari evropian: Normalizimi Kosovë–Serbi është i domosdoshëm për rrugën drejt BE-së

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet i domosdoshëm për avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.

Deklarata u bë pas takimit që Sørensen zhvilloi me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Në takim u diskutua për ecurinë e dialogut Kosovë–Serbi, rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Postimi:

Me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë 🇦🇱, Ferit Hoxha, bisedova për Dialogun për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Theksova se nuk do të ketë bilateralizim të Dialogut. Ai mbetet një proces i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së.

Të ngjashme

Të fundit