5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Emërimi i noterëve të rinj/ Haxhiu nxjerr vendimin së shpejti

- Advertisement -

Në mesin e kërkesave të shumta për noterë dhe mungesës së tyre në disa komuna të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ky proces është në përfundim e sipër.

Në një përgjigje për Indeksonline, nga MD-ja thonë se organizimi i konkursit të ri për noterë ka rezultuar me sukses, teksa mbajtja e provimit të noterisë ka shkuar mbarë, “si proces i drejtë, transparent dhe meritor”.

Kandidatët që kanë kryer me sukses provimin janë intervistuar nga komisione kompetente, që sipas MD-së kanë qenë pa asnjë ndërhyrje.

Sipas Ministrisë, është në diskrecionin e ministres Albulena Haxhiu, nxjerrja e vendimeve për emërimin e noterëve të rinj.

“Vendimet për emërimin e noterëve Ministrja e Drejtësisë do t’i nxjerr gjatë kësaj periudhe, ndërsa noterët e zgjedhur, para se të fillojnë ushtrimin e funksionit, do t’i nënshtrohen trajnimit gjashtë mujor të organizuar nga Oda e Noterëve të Kosovës” thuhet tutje në përgjigjet e këtij dikasteri.

Me fluksin e madh të kërkesave për noterë, nga MD-ja bëjnë të ditur se numri i noterëve që do të emërohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është 100.

Në këtë numër të përgjithshëm përfshihen edhe noterët që do të emërohen në komunat veriore.

Disa ditë më parë, Haxhiu deklaroi se kësaj radhe, konkursi i noterëve, për dallim nga e kaluara, ka qenë i pandikuar politikisht.

“Çështja e provimit të noterisë, por edhe faza e përzgjedhjes së noterëve, kanë qenë konsideroj një nga proceset më transparente, për të cilat janë kujdesur që të mos ketë asnjë ndikim as nga brenda Ministrisë së Drejtësisë, qysh ka ndodhur në të kaluarën; më kujtohet në vitin 2019, kur i kishin futur duart nga niveli politik deri te zyrtarë civilë”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit