Kurti pret ambasadorin britanik, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Britani

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

“U diskutua për rëndësinë e stabilitetit institucional, për aktualitetin, sikurse edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, digjitalizim dhe teknologji të informacionit, mbrojtje, energji, luftimin e dezinformimit etj”, thuhet në njoftim.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngjashme

Të fundit