-4.7 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Elshani për mundësinë e tensioneve në veri: Të gatshëm për t’u përballë me çdo situatë

- Advertisement -

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, por delikate.

Për paralajmërimet për tensione në veri, ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet, por siç është shprehu ai, Policia e Kosovës është e gatshme për të reaguar.

Elshani në emisionin “InfoNata” ka thënë se ata janë për të ofruar shërbime për qytetarët dhe se këtë po e realizojnë.

“Situata është e qetë, delikate, jemi numër i mjaftueshëm i policëve në veri të vendit, sepse ne jemi për të ofruar siguri tek qytetarët dhe atë jemi duke e bë. Konsiderojmë se kemi numër të mjaftueshëm me reaguar në qoftë se ka nevojë. Nuk e përjashtojmë ndonjë ngjarje që mund të ndodhë, ndonjë protestë, ndonjë sulm të mundshëm, po ne jemi të reagojmë në rast se ato ndodhin”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se në krahasim me vitin 2022, situate e sigurisë në veri vendit është dukshëm më e mirë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit