Policia e Kosovës ka gjobitur sot një pasagjer, pasi ka ekspozuar këmbët jashtë veturës në lëvizje.
Qytetarit i është shqiptuar gjobë 60 euro nga Njësia për Kontroll të Autostradave.
“Ekspozim i pjesëve të trupit-këmbët jashtë mjetit në lëvizje! Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ku shihet duke ekspozuar pjesë të trupit-këmbët jashtë mjetit në lëvizje (foto në bashkëngjitje), ndaj të njëjtëve është shqiptuar gjobë”, thuhet në komunikatën për media.
https://m.facebook.com/KosovoPolice/posts/607859451554317?ref=embed_post&wtsid=rdr_0m4uQ275SuBGw9RqZ