Ekipi nga MLS nis bisedimet për De Bruynen

- Advertisement -

San Diego FC ka rihapur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Napolit, Kevin De Bruyne, në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Nico Schira, Napoli ka vendosur të mos aktivizojë opsionin për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, duke bërë që marrëveshja aktuale e belgut të skadojë në qershor të vitit 2027.

Përfaqësuesit e De Bruynes pritet të zhvillojnë takime direkte me drejtuesit e San Diego FC gjatë pushimit të nëntorit për ndeshjet e kombëtareve.

Klubi amerikan synon ta bindë 35-vjeçarin për një aventurë të re në MLS.

Të ngjashme

Të fundit