Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi i ka bërë thirrje presidentes Justina Pula-Shiroka që të ketë kujdes me kursin politik.

Ai ka bërë me dije se do të përballet këto ditë me presione politike nga të gjitha anët.Reklamë

Në profilin e tij në Facebook, Maliqi ka shkruar se aleatin më të natyrshëm do t’i ketë shoqërinë civile dhe mediat.

“Presidentja Shiroka-Pula do të përballet këto ditë me presione politike nga të gjitha anët. Nga përvoja e saj e gjatë, besoj se e ka të qartë se aleatin më të natyrshëm do t’i ketë shoqërinë civile dhe mediat. Edhe këtu në “lagjen tonë” ka shumë dallime në bindje, por ka shumë më tepër konvergjencë me objektivat e presidencës për: 1) Ndërtimin e konsensusit të brendshëm politik për temat strategjike, përfshi Hagën, integrimet, dialogun me komunitetet joshumicë, etj. 2) Mbrojtjen e hapesirës demokratike dhe institucioneve të pavarura nga interesat korruptive – të vjetra ose të reja”, ka shkruar ai, duke shtuar se presidentja duhet të ndjek një kurs konsensual.

“Me një presidencë të vërtetë konsensuale dhe të hapur ndaj gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile, e kemi një mundësi të daljes nga cikli i politikës polarizuese dhe vetëshkatërruese. Çfarëdo kursi tjetër i presidencës e zhyt Kosovën edhe më thellë në kaos”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit