19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Edon Zhegrova reagon përsëri pas disfatës nga Rumania

- Advertisement -

 

Edon Zhegrova po vazhdon me reagimet e tij në rrjetet sociale pas asaj deklarate që bëri buj në opinionin publik pas humbjes 2-0 nga Rumania, disfatë që fundosi shpresat e Kosovës për Euro 2024.

Pas ndeshjes, Zhegrova tha para mediave se Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore, por se nuk mund të flas sepse atë duhet ta bëjë kapiteni Amir Rrahmani, apo edhe ndonjë lojtar tjetër më i moshuar.

Por, pas reagimit të madh publik, Zhegrova doli me reagim në rrjetet sociale ku tha se e kishte fjalën për ndryshime në mënyrën e lojës dhe qasjen e lojtarëve në fushë.

Pas kësaj, ai ka reaguar sërish sot në Instagram ku ka shkruar shkurtimisht :”Përgjithmonë i yti”, duke shprehur kështu dashurinë ndaj “Dardanëve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit