Edicioni i pestë i “Salon du Livre au Château” mbahet me 6 qershor

- Advertisement -

Panairi do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 22:00 në adresën Rue Vallier 3, 2088 Cressier NE, ndërsa hyrja për vizitorët do të jetë falas.

Një vend të veçantë këtë vit do ta ketë “Këndi i Librit Shqip”, ku do të prezantohen autorë shqiptarë nga fusha të ndryshme të letërsisë dhe kulturës. Pjesëmarrës do të jenë Gëzim Aliu, fitues i Çmimit Mbarëkombëtar “Jakov Xoxa”, Ardita Lajçi-Gjocaj, Edona Kelmendi, Bujar Gashi, Bes Camaj dhe Ilir Xheladini, të cilët do të takojnë lexuesit dhe do të ndajnë autografe.

 

 

Aty do të ketë edhe autor të njohur francez.

Programi i aktivitetit përfshin muzikë live, lexime për të rinjtë, performanca artistike, ekspozita, artizanat, si dhe aktivitete për fëmijë. Hapja do të bëhet me tingujt e Cor des Alpes nga Michel Fellmann, ndërsa gjatë mbrëmjes do të mbahen edhe koncertet “West Tide” dhe “Concert Dessiné”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se, në rast moti të mirë, panairi do të mbahet në oborrin e kështjellës, ndërsa në rast shiu aktiviteti do të zhvendoset në Sallën Vallier.

 

 

Për vizitorët do të ketë ushqime, pije dhe verëra të zonës gjatë gjithë kohës, ndërsa parkimi do të jetë i disponueshëm në oborrin e shkollës.

Më shumë informacione mund të gjenden në faqen zyrtare: www.livreauchateau.ch

Të ngjashme

Të fundit