Luiz Ejlli ishte i ftuari special i podcast-it të fundit të kryeministrit Rama, së bashku me kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe nëse do e kishim lexuar këtë fjali një vit më parë do kishim menduar se dicka realisht nuk shkonte me personin që e kishte shkruar, por temë tjetër kjo. Gjithsesi, ata folën për shumëcka në këtë episod, por ndër të tjera kreu i qeverisë i bëri Luizit pyetjen që të gjithë në fakt e kemi menduar këtë kohë dhe sigurisht këngëtari u përgjigj. Cila ishte kjo pyetje? Lexoni bisedën si më poshtë:
“Edi Rama: Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?
Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për Lalin? (Erion Veliajn, a.k.a Lali Eri)
Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar Lali se do patjetër të martojë Luizin.
Luiz Ejlli: Unë s’e di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.
Edi Rama: Me Lalin i kemi shumë mirë, po është reale?
Luiz Ejlli: Reale!
Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh atëherë!
Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.
Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!”
Pra miq, martesa është reale dhe faleminderit kryeministrit që mori pak kohë nga drejtimi i vendit për këtë cështje të sigurisë kombëtare