Edhe një medalje për Kosovën, Shpati Zekaj e merr të bronztën

- Advertisement -

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara deri më tani.

Këtë herë ishte xhudisti Shpat Zekaj që i solli Kosovës medaljen e bronztë, transmeton Klankosova.tv.

Zekaj triumfoi në luftën për medaljen e bronztë ndaj grekut Athanasios Mylonelis, duke zhvilluar një përballje të fortë dhe në fund arriti ta sigurojë fitoren.

Me këtë sukses, Zekaj i shtoi një tjetër medalje Kosovës në garat e “Taranto 2026”, ndërsa përfaqësuesja kosovare në xhudo e mbyll rrugëtimin e tyre me 5 medalje.

Të ngjashme

Të fundit