Ed Sheeran ka dhuruar një 1 milion paund për shkollën ku ai mësoi.
32 vjeçari, i cili ka ndarë hapur dashurinë e tij për pikturën në rrjetet sociale ka vendosur që kjo shumë parash të shkojë për nxënësit në shkollën e mesme “Thomas Mills” ku ata do të marrin mësime rreth artit.
Ndërkohë, sa i përket muzikës artisti është aktualisht duke vijuar me turneun e tij në Azi.
Artisti i njohur do të performojë në disa vende aziatike deri në muajin mars. Pas koncerteve ai do të kthehet në Britaninë e Madhe për t’ju bashkuar bashkëshortes dhe vajzave të tij të vogla.