28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ed Sheeran dhuron 1 milion paund për shkollën ku mësoi

- Advertisement -

Ed Sheeran ka dhuruar një 1 milion paund për shkollën ku ai mësoi.

32 vjeçari, i cili ka ndarë hapur dashurinë e tij për pikturën në rrjetet sociale ka vendosur që kjo shumë parash të shkojë për nxënësit në shkollën e mesme “Thomas Mills” ku ata do të marrin mësime rreth artit.

Kjo nuk është hera e parë që artisti dhuron një shumë të konsiderueshme parash për këtë shkollë. Më herët ai ka ofruar mbështetje financiare që nxënësit në këtë shkollë të marrin mësime në muzikë, teknologji dhe fotografi.

 

Ndërkohë, sa i përket muzikës artisti është aktualisht duke vijuar me turneun e tij në Azi.

Artisti i njohur do të performojë në disa vende aziatike deri në muajin mars. Pas koncerteve ai do të kthehet në Britaninë e Madhe për t’ju bashkuar bashkëshortes dhe vajzave të tij të vogla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit