5.6 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

E udhëhoqi Clujin drejt fitores, Meriton Korenica shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

- Advertisement -

Cluji ka marrë një fitore komode me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Unviersitatea Craiovas. 

Lojtari më i dalluar në fushë për gjigantin rumun në këtë fitore ishte padyshim sulmuesi kosovar Meriton Korenica. 

Korenica edhe në këtë ndeshje ishte protagonist për ekipin e tij, duke asistuar dhe duke shënuar. 

Fillimisht ai asistoi tek goli i parë në minutën e 22-të, para se të shënojë në minutë e 44-të të ndeshjes për 2-0. 

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë takim, Korenica është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.4 nga Sofascore. 

Përveç golit dhe asistimit, 28-vjeçari pati gjithashtu një driblim të kompletuar, 18 pasime të sakta, tri pasime kyçe. 

Ai gjithashtu fitoi dy duele me kundërshtarët si dhe ndihmoi po ashtu në fazën defanzive duke spastruar tri herë topin nga zona. 

Reprezentuesi kosovar pas 32 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në kampionat ka shtatë gola të realizuar dhe pesë asistime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit