26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“E sheh a i kalon ndonjë marrëveshje”, Haradinaj: Qeveria e ka detyru opozitën me i bojkotu votimet në Kuvend

- Advertisement -

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti pwr opozitën.

Ai ka paralajmëruar se Qeveria Kurti nuk do të mund ta kalojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend.

Në emisionin “Pressing” në T7, ai ka thënë se sjellja e Qeverisë e ka detyruar opozitën që të braktis votimin në Kuvend.

E sheh a i kalon ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse sjelljet e qeverisë e kanë detyru opozitën mi bojkotu votimet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se opozita në këtë mandat e ka lujtur rolin që i ka takuar.

Këto janë metafora të tij, shumë simpatike. Opozita është duke e luajtur rolin e vet, secili objekt opozitar e ka për detyre me mbajt përgjegjës pushtetin edhe kryeministrin me theks të veçantë sepse roli i kryeministrit pothuajse është i gjithanshëm në jetën tonë. Mendoj se opozita ka performu jashtëzakonisht mirë nuk ka pas incident, përveç në Kuvendin e Kosovës. Mendoj që opozita është e thirrur me kërku zgjedhje, me kërku shkarkimin e kryeministrit, dhe ne si Aleancë e kemi nisur mocionin me bindje të mirë”, është shprehur Haradinaj, raporton Express.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit