E quajti “langarec”, fermeri Çeku ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me lëndë narkotike

- Advertisement -

Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i dolën në mbështetje fabrikës së qumështit në Istog rreth zhvillimeve të fundit.

“Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond. Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu semundje. N’vend se me raportu, kta e mbrojne te keqen”, tha ajo.

Kësaj deklarate, Çeku i ka reaguar duke ia pubikuar dokemntin e Kaona Sylejmanit, vajzës së Matoshit, e cila ishte kapur me supstanca narkotike nga Policia e Kosovës.

“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojtë bashkë më babë e vllaznit, ju jeni të helmuar familjarisht”, tha ai.

 

Të ngjashme

Të fundit