Së fundmi, janë rifreskuar diskutimet rreth saj falë disa fotografive të cilat kanë qarkulluar në rrjete sociale, duke treguar ndryshimet e saj përgjatë viteve.
Fotografitë që kanë qenë në qendër të vëmendjes tregojnë një Kader të re dhe të ndryshme, një imazh që dokumenton udhëtimin e saj si myslimane e devotshme dhe pjesë e një familjeje besimtare në Prizren.
Një fotografi e veçantë që ka tërhequr vëmendjen është ajo ku “Miss Prizreni 2016” shihet e mbuluar me mbulesë, pasqyrim i devotshmërisë së saj dhe respektit ndaj fesë.
Ky imazh ka bërë që diskutimet rreth saj të marrin një dimension të ri, duke sjellë në vëmendje bashkëjetesën e traditës dhe modernizmit brenda mureve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ndërkohë, Kader është një nga shtatë banorët e nominuar këtë javë dhe përballet me mundësinë e largimit nga shtëpia, nëse nuk arrin të marrë mjaftueshëm vota nga publiku.
Bashkë me të në nominim janë edhe: Alba Vukaj, Azem Gagica, Besi Zeneli, Blerando, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Blero, të cilët gjithashtu rrezikojnë të dalin të premten.