28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

E mbuluar dhe me kurorën e “miss”-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

- Advertisement -
Në rrjetet sociale vazhdon të zhurmohet rreth banores së re të “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, e cila ka hyrë në shtëpi duke sjellë me vete një histori dhe personalitet që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku dhe ndjekësit e programit.

Së fundmi, janë rifreskuar diskutimet rreth saj falë disa fotografive të cilat kanë qarkulluar në rrjete sociale, duke treguar ndryshimet e saj përgjatë viteve.

Fotografitë që kanë qenë në qendër të vëmendjes tregojnë një Kader të re dhe të ndryshme, një imazh që dokumenton udhëtimin e saj si myslimane e devotshme dhe pjesë e një familjeje besimtare në Prizren.

Foto: TikTok

Një fotografi e veçantë që ka tërhequr vëmendjen është ajo ku “Miss Prizreni 2016” shihet e mbuluar me mbulesë, pasqyrim i devotshmërisë së saj dhe respektit ndaj fesë.

Ky imazh ka bërë që diskutimet rreth saj të marrin një dimension të ri, duke sjellë në vëmendje bashkëjetesën e traditës dhe modernizmit brenda mureve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Foto: TikTok

Ndërkohë, Kader është një nga shtatë banorët e nominuar këtë javë dhe përballet me mundësinë e largimit nga shtëpia, nëse nuk arrin të marrë mjaftueshëm vota nga publiku.

Foto: Klan Kosova

Bashkë me të në nominim janë edhe: Alba Vukaj, Azem Gagica, Besi Zeneli, Blerando, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Blero, të cilët gjithashtu rrezikojnë të dalin të premten.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit