Sydney Sweeney ka surprizuar fansat pasi u shfaq pa rroba në një reklamë virale të platformës së basteve sportive Novig.
Aktorja, e cila zotëron edhe një pjesë të kompanisë, zgjodhi të bashkëpunojë me të pasi platforma fokusohet vetëm te sporti dhe nuk ofron tregje për tema të tjera personale.
Themeluesi dhe CEO i Novig, Jacob Fortinsky, tha se Sydney nuk ndihej rehat me platformat që vendosin baste edhe për gjëra të tilla si ngjyra e të brendshmeve që mund të veshë një person, shkruan DailyMail.

Në reklamë, Sydney shfaqet duke përdorur pajisje sportive për të mbuluar trupin, ndërsa mesazhi i saj është se Novig ofron vetëm baste sportive, pa tregje për luftëra, vdekje apo politikë.

Fortinsky vlerësoi gjithashtu aftësinë e saj për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe tha se përfshirja e saj e ka futur kompaninë në një diskutim më të gjerë publik.
Në reklamë, Sydney u bën thirrje shikuesve të provojnë platformën nëse mendojnë se i njohin mirë sportet, duke theksuar se Novig është i fokusuar vetëm te sporti. /Telegrafi/








