10.9 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

E dhimbshme: Ky është Nusret Cena i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Kaçanik, ishte veteran i UÇK-së

- Advertisement -

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Kaçanik, pasi u qëllua më breshëri plumbash derisa ishte në makinën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se viktima është gjetur i vdekur në makinën e tij.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë.

Tashmë është bërë e ditur se personi që ka mbetur i vrarë është Nusret Cena, i cili ka qenë veteran i UÇK-së.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit