Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Slivovë, rrugës për Gjilan, transmeton IndeksOnline.
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, duke u përplasur me një shtëpi.
Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për persona të lënduar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./IndeksOnline/
