Sorensen shkruan për takimin me Gjuriq: Folëm për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

- Advertisement -

Emisari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar lidhur me takimin që ka pasur me Marko Gjuriq.

Sorensen, ka thënë se me Gjurin, kanë diskutuar për ‘’rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në dialog’ për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve’’.

‘’U takova me @markodjuric. Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun e ndërmjetësuar nga 🇪🇺 për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, si dhe për avancimin e normalizimit ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve.’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit