Një qytetar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pasi në lokalin e tij i janë gjetur mjete të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur për organizimin e skemave piramidale-bixhozit.
Sipas Policisë së Kosovës, ndër të tjera në lokal i janë gjetur një shumë e parave të gatshme, kompjuterë, tiketa e libër i basteve.
“Sheshi, Adem Jashari- Skenderaj 26.12.2023-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale (dyshohet për bixhoz); tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve, 1×100 €, 2×20€, 16×5€, 3×2€, 11×1€, 52×05 cent, 23×0.10 cent, 9×0.5cent dhe një lexues i tiketave . Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.