9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Dyshja e VV-së Abazi e Ramabaja shpërfillin planin franko-gjerman, bisedojnë për një plan tjetër

- Advertisement -

Njeriu i afërtë me Lëvizjen Vetëvendojse, Sadri Ramabja dhe deputeti kësaj partie, Haki Abazi, mbrëmë u takuan në njërin nga restaurantet e kryeqytetit për të diskutuar për një plan të ri për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ata këtë plan e quajtën ‘plani euro-amerikan‘. Dyshja siç duket e kanë lënë anash propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, planin ‘franko-gjerman‘.

“Me mikun tim Haki Abazi në restorantin e ish studentit e tani kolegut tim, Adlum Ramadani; kryetemë gjithësesi plani euro-amerikan si kornizë e re e negociatave me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve si palë të barabarta...”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.

Kujtojmë se , Qeveria e Kosovës nuk ka folur ende për zhvillimet e reja në raport me planin franko-gjerman. Nga ana tjetër edhe diplomatët tjerë perëndimorë kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të fillojë me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Propozimi i BE-së, i njohur në publik edhe si plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit