Politologu Agon Maliqi, ka njoftuar se aktualisht ndodhet në Beograd si folës në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga OJQ-ja që i ka dokumentuar vjedhjet e zgjedhjeve të fundit nga ana e Vuçiqit.
Në dritën e dyshimeve se agjentë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) po vëzhgojnë dhe përgjojnë disa gazetarë të njohur në Kosovës.
Maliqi tha se njoftimin po e bën me qëllim; kursimin e buxhetit të shtetit dhe kohën e çmuar të organeve të sigurisë.
“Për me e kursy buxhetin e shtetit dhe kohën e çmuar të organeve të sigurisë, i njoftoj këto të fundit se ndodhem në Beograd si folës në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga OJQ-ja që i ka dokumentuar vjedhjet e zgjedhjeve të fundit nga ana e Vuçiqit. Tradhëtarë ishin edhe këta, po ju thojnë që punojnë për Kurtin e Amerikën. Kështu që besoj se edhe prej këtyre agjentëve tanë e merrni një raport mbi ngjarjen “, ka shkruar në Facebook Maliqi.