Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shënuar një fitore të shpejtë dhe spektakolare ndaj norvegjezit Thomas Narmo, në një përballje të peshave të rënda në “O2 Arena” të Londrës, duke mbrojtur titullin WBO Global Heavyweight Championship.
41-vjeçari shqiptar mposhti kundërshtarin brenda vetëm dy raundeve, në meçin që ishte pjesë e programit të duelit mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgoviqit.
Hysa e rrëzoi Narmon 36 sekonda pas fillimit të raundit të dytë, me një të djathtë të fuqishme mbi një goditje të ngadaltë të norvegjezit.
Narmo arriti të ngrihej në këmbë, por ishte dukshëm i tronditur dhe nuk qëndronte mirë në këmbë. Për këtë arsye, gjyqtari ndërhyri dhe ndërpreu meçin, duke ia dhënë fitoren Hysës me nokaut teknik.
#MosesHrgovic Nelson Hysa KO #boxing pic.twitter.com/8YYPz2vWcI
— Az sports fan (@SportsFanInAz) August 29, 2026
Menjëherë pas përfundimit të duelit, transmeton klankosova.tv, ekipet mjekësore iu afruan Narmos dhe i dhanë oksigjen.
Për fat të mirë, boksieri norvegjez u largua nga ringu duke ecur vetë.
Megjithatë, nata nuk përfundoi aty për Hysën. Pas shpalljes së rezultatit, ai shkoi drejt ulëseve pranë ringut, ku u përfshi në një përplasje të tensionuar me boksierin Agit Kabayel, duke i kërkuar të njëjtit duel.
“Mos ke frikë nga unë. Do të të nokautoj edhe ty. Mos ik”, i tha Hysa Kabayelit.






