Dy javët kritike për presidentin, akoma pa kandidat konsensual

- Advertisement -

Afati po shteron por marrëveshje s’ka.

Edhe 14 ditë kanë mbetur, para se afati kushtetues për presidentin të përfundojë.

Nga Vetëvendosje thonë se kryeministri Kurti është duke vazhduar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje që shmang zgjedhjet.

Ani se insistojnë se duhen emra konkret.

“Duhet të shterret debati dhe nuk ka kohë më, drejt një zgjedhje qoftë edhe të një emri tjetër, LDK nuk e pranon emrin e Glauk Konjufcës mirëpo a mund ta pranoj emrin e dikujt tjetër sepse deri tani nuk kemi digju asnjë propozim. Pra duhet të shkohet drejt propozimeve konkrete”, ka thënë Rexhaj.

Por jo vetëm Glauk Konjufca.

Në LDK janë të prerë se s’kanë votë për asnjë kandidat partiak të Vetëvendosjes.

“Ne nuk e kemi parë të atyshme të japim një emër konkret derisa nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër ose nga palët që janë pjesë e Kuvendit, sepse emri do të duhej të përqafonte edhe përkrahjen e shumicës tjetër parlamentare jo vetëm një grupi politik dhe atëherë quhet emër konsensual”, u shpreh Zemaj.

Të një mendje janë edhe në Partinë Demokratike, ani se këta ende s’janë ftuar për takim nga Kurti.

“Aktualisht jemi në të njëjtën situatë politike, nuk ka lëvizje. Sa i përket PDK-së jemi në të njëjtat qëndrime siç i ka thënë disa herë partia por edhe kryetari Bedri Hamza”, ka thënë  Shala.

E takim me Kurtin s’duan në Aleancën për Ardhmërinë  e Kosovës,

Këta akuzojnë Kurtin se po zvarritë qëllimshëm dhe se zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Ne po e shohim se nuk ka gatishmëri për gjetjen e një kandidati konsensual që ishte votuar ndoshta edhe prej partive tjera parlamentare, dhe me këtë frymë po shihet se vendi po shkon drejt zgjedhjeve”, theksoj Kadrijaj.

Deri tani kryeministri Albin Kurti ka takuar vetëm kreun e LDK-së Lumir Abixhikun, por që takimi nuk solli marrëveshje.

Në ndërkohë, 28 prilli është dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit