22.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Durmishi: Kallëzimi penal për rrugën Prishtinë-Podujevë, i pabazuar

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin në cilësinë e të dyshuarit për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Pas përfundimit të intervistës, e cila zgjati rreth dy orë, Durmishi ka deklaruar se bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, i cili është ankuar në kohën kur janë nënshkruar kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas tij, kallëzimi penal është totalisht e pabazuar dhe se ka vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP-së) për këtë çështje, dhe dokumente të cilat janë publike që dëshmojnë pastërtinë në këtë proces.

Sot iu përgjigja ftesës nga prokuroria speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit, për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit, ishin pyetje sqaruese, të cilët unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë-Podujevë ka qenë një proces i rregullt, dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikën të cilën që e kemi planifikuar…1:43 Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata e cila është totalisht e pabazuar, ka vendime edhe të OSHP-së për këtë çështje dhe dokumente të cilat janë publike dhe që dëshmojnë pastërtinë tonë në gjithë këtë proces”, ka thënë Durmishi.

Ndërkaq, Hyseni theksoi se punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë do të vazhdojnë, sepse sipas tij, është një projekt i rëndësishëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit