Dukagjini merr fitoren e parë të sezonit në Superligë

- Advertisement -

Dukagjini ka arritur fitoren e parë nën udhëheqjen e Armend Dallkut.

“Hithat”, mposhtën Feronikelin’74 me rezultat minimal 1-0 pas golit të Stevensonit.

Ndeshja e sotme ishte e para për stadiumin “18 Qershori”, nën dritat e reflektorëve pas iniciativës së FFK-së e quajtur “Ndriçojmë Futbollin” që ka për qëllim vendosjen e sistemeve moderne të ndriçimit në stadiumet dhe fushat tona të futbollit, duke krijuar kushte më të mira për klubet, futbollistët dhe tifozët.

Dukagjini, tashmë momentalisht gjendet në pozitën e 2-të me 4 pikë, ndërsa Feronikelin’74 e parafundit pa asnjë pikë.

Të ngjashme

Të fundit