Dukagjini – Llapi, hap xhiron e Superligës

- Advertisement -

Ndeshja Dukagjini – Llapi, do ta hap xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo përballje luhet sot nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe pritet të jetë interesante, pasi të dy skuadrat kërkojnë fitoren.

Dukagjini, aktualisht është i gjashti në tabelë me 18 pikë kurse Llapi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 5 pikë të tubuara.

Skuadra e Dukagjinit në këtë përballje, synon të kthehet te pikët e plota pas tri ndeshjeve pa fitore, ku ka regjistruar dy barazime dhe një humbje.

Në anën tjetër, Llapi është në kërkim të fitores së dytë sezonale kurse të parën e ka regjistruar më datën 8 shtator kur mposhti 4:0 Vushtrrinë në kuadër të xhiros së pestë.

Në përballjen e parë të këtij sezoni, të zhvilluar në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, pati fituar skuadra nga Klina me rezultatin e ngushtë 2:1.

Të ngjashme

Të fundit