Dukagjini ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të sezonit, rezultat i cili i siguron skuadrës klinase qëndrimin larg zonës së barazhit dhe përmbylljen e kampionatit në pozita të larta në tabelë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi arriti të mposhtë Ballkanin me rezultat minimal 1:0, në një përballje të luftuar deri në fund.
Goli i vetëm i takimit u realizua nga Mërgim Pefqeli, i cili vendosi fatin e ndeshjes dhe i dha tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Dukagjini e përmbyll sezonin me 51 pikë, duke u renditur në vendin e katërt në tabelë, një rezultat i konsideruar pozitiv për klubin nga Klina.
Nga ana tjetër, Ballkani mbetet në vendin e tretë me 58 pikë, duke humbur mundësinë për të përfunduar në pozitën e dytë, pas fitores së Malishevës në ndeshjen e saj të fundit të sezonit.






