22.4 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Dugolli: S’kemi qëllim nxitje të konfliktit apo frikësimit, kërcënimi nga Serbia është real

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të mundshme nga Serbia, nuk kanë për qëllim nxitjen e konflikti apo frikësimit të qytetarëve.
Ai ka thënë se sulmet janë rrezik real dhe deklaratat vijnë pas shtimit të aktiviteteve të grupeve të ndryshme nga Serbia.

“Deklaratat e krerëve të shtetit s’kanë të bëjnë me nxitjen e konfliktit apo frikësimit të qytetarëve. Janë rrezik real. Jemi sy qelë dhe përgatitemi që të mbrojmë rendin, qetësinë, sovranitetin dhe integritetin”, ka thënë Dugolli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se institucionet e vendit janë të përgatitura dhe të vendosura për ruajtjen e integritetit të vendit.

“Nuk është Qeveria që po i nxitë por është Serbia që po përgatit grupe të caktuara që kanë qëllim rikthimin e tyre me kondita për të sulmuar pika të ndryshme në institucionet, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, ka thënë Dugolli.

Përfaqësues të Qeverisë vazhdimisht kanë deklaruar se Kosova kërcënohet prej sulimit nga Serbia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit