27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Raporti i DASh-it flet për Banjskën dhe ankesat e Kishës Ortodokse Serbe për pretendimet e përfshirjes në sulm

- Advertisement -

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare, është përmendur edhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Grupi i organizuar i armatosur serbë sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke shkaktuar vdekjen e një rreshteri policie dhe plagosjen e dy oficerëve të tjerë.

Në raport, thuhet se grupi hyri me forcë në kompleksin pranë Manastirit të Kishës Ortodokse Serbe në të njëjtën zonë, ku luftoi me policinë për një periudhë kohore, duke izoluar abatinë dhe rreth 40 pelegrinë nga Serbia brenda manastirit derisa u largua.

Raporti gjithashtu përmend ankesat e Kishës Ortodokse Serbe lidhur me deklaratat publike që e “përfshinin manastirin” në planifikimin e sulmit.

“Më 24 shtator, një grup i organizuar, i armatosur dhe i trajnuar i serbëve etnikë sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë një rreshter policie dhe duke plagosur dy oficerë të tjerë. Më pas, grupi hyri me forcë në kompleksin e afërt të Manastirit SOC Banjska dhe luftoi me policinë për disa orë, duke përfshirë edhe nga prona e manastirit, ndërsa igumeni i KOS-it dhe afërsisht 40 pelegrinë nga Serbia u izoluan në manastir derisa grupi u largua. Policia tha se tre sulmues u vranë gjatë përleshjes. Pas luftimeve, policia dhe personeli i Forcave të NATO-s në Kosovë dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) hynë në manastir dhe gjetën personelin e KOS-it dhe pelegrinët atje të palënduar”, thuhet në raportin e DASH-it.

Po ashtu, në raport thuhet se sipas KOS-it, manastiri pësoi dëmtime të vogla në portat dhe derën e konakut, e cila ishte jashtë ndërtesës kryesore të manastirit.

Në një konferencë shtypi të 29 shtatorit dhe duke folur në emër të zëvendëskryetarit të Listës Sërpska të sanksionuar nga SHBA-ja, Milan Radoiçiq avokati i Radoiçiq tha se klienti i tij ishte përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjska.

Avokati i Radoiçiqit kishte njoftuar gjithashtu dorëheqjen e Radoiçiqit si nënkryetar i Listës Sërpska. Autoritetet serbe e arrestuan Radoiçiqin më 3 tetor dhe e liruan më 4 tetor, në pritje të hetimeve të mëtejshme, të cilat vazhduan në fund të vitit.

Mes tjerash, në raport thuhet se ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla u tha mediave në shtator se kishte “indikacione se kishte përfshirje të drejtpërdrejtë” të stafit të manastirit në aksion.

Por, sipas raportit, më 25 shtator, KOS-i tha se “as EULEX-i dhe as policia nuk gjetën asgjë që mund të komprometonte manastirin” dhe tha se “armët e zjarrit, parzmoret dhe pjesët e pajisjeve” të zbuluara pas sulmit “u hodhën poshtë nga personat e armatosur pasi ata u tërhoq nga manastiri.”

Policia raportoi se një sasi e madhe armësh dhe automjetesh u gjet “në dhe përreth manastirit”, duke përfshirë raketahedhës, predha mortajash, granata, eksplozivë dhe armë të vogla.

Në tetor, përkundër mohimit të KOS-it, ministri Svecla përmendet të ketë thënë për mediat se nuk do të habitej nëse manastiri do të luante një rol në sulm, sepse “Kisha Ortodokse Serbe gjithmonë ka luajtur një rol shkatërrues ndaj paqes në rajon dhe ka qenë pjesë të politikës hegjemoniste të Serbisë”.

Në tetor, ministri Çeku thuhet se i ka shkruar shkruar KOS-it, duke i ofruar riparimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës.

“Letra përmendte detyrimin kushtetues të qeverisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore fetare pa diskriminim”.

Në përgjigje, KOS citohet të ketë thënë: “nuk është në gjendje të pranojë ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës në jetën e kishës sonë dhe marrjen e mbrojtjes së Manastirit të Banjskës”.

KOS- ka përmendet të ketë thënë se oferta e qeverisë ishte një “akt politik”, që synonte të vendoste “trashëgiminë fetare dhe kulturore…nën kontrollin politik të institucioneve të Kosovës” dhe gjithashtu “të degradonte liritë dhe të drejtat tona themelore fetare dhe përvetësimin kulturor të kishave tona dhe manastiret.”

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit