Përfaqësuesja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, njëherësh kryetare e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, tha se nuk do të ndryshojë qëndrim lidhur me votimin për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.
Balje tha se me gjithë presionet e paralajmëruara nga kryeministri Albin Kurti se do të angazhohet personalisht në sigurimin e votave për miratimin e Ligjit të ri civil, ai nuk do të ndryshojë qëndrim.
“Nuk po e ndryshoj pozicionin tim”, tha shkurt Duda Balje për FrontOnline.
Përveç Baljes, edhe përfaqësuesi i VV-së, Gazmend Agusholli, tha se do të votojë sërish kundër Ligjit civil, i cili lejon bashkëjetesën e të njëjtit seks.
Nga ana tjetër, kryeministri Kurti tha se për këtë çështje është marrë vendimi për mbledhjen e qeverisë.
“Ne do të punojmë shumë për ta miratuar atë në një të ardhme shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe për këtë do të kërkoj mbështetjen e gjerë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje ka tashmë është bërë”, thotë Kurti.
Kurti tha gjithashtu se këtë po e bëjnë pas Malit të Zi, i cili u ofron qytetarëve të tij të drejtën e bashkimeve civile të gjinisë së njëjtë.
“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova së shpejti do të synojë të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën për bashkime civile të gjinisë së njëjtë”, ka theksuar Kurti.