Çollaku: Nëse UÇK-ja do të cilësohej ndërmarrje kriminale, copëtohen themelet e Kosovës

- Advertisement -

Opinionisti Bekim Çollaku ka shprehur optimizëm se paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara në Hagë do të nxjerrë të vërtetën lidhur me akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” i cili po transmetohet nga Haga, ai deklaroi se në momentin që UÇK-ja do të ishte cilësuar si një ndërmarrje e përbashkët kriminale, themelet e shtetit të Kosovës do të copëtoheshin.

“Kjo gjykatë është themeluar për të nxjerrë të vërtetën mbi pretendimet e prokurorisë. Roli i gjykatës nuk është vetëm të dënojë, por edhe ta zbardhë të vërtetën si për njërën palë ashtu edhe për tjetrën, në këtë rast ne mbesim me besim që paneli gjyqësor do ta nxjerrë të vërtetën mbi pafajësinë e atyre që po akuzohen në Hagë. Përkundër pesimizmit, frustrimit, dëshpërimit dhe zhgënjimit në këto 6 vjet, besoj dhe jam optimist që më 16 shtator, në orën 10:00, ky panel gjykues, çfarëdo që të thotë tjetër përveç se jeni të pafajshëm, mendoj që do të jetë një padrejtësi e madhe që do t’u bëhet jo vetëm atyre, por edhe themeleve të shtetit të Kosovës, secilit qytetar të Kosovës, sepse ne jemi dëshmitarë, verdikti për pafajësinë e tyre e dëshmon jo vetëm marshi i fundit, por që nga momenti i bërjes publike të kësaj aktakuze. Themelet e shtetit tonë do të copëtohen në momentin që UÇK-ja do të cilësohet nga cilado gjykatë si një ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Çollaku ka thënë se, pavarësisht zhgënjimeve gjatë procesit gjashtëvjeçar, ai vazhdon të besojë në punën e panelit gjyqësor dhe në një vendim të bazuar në të vërtetën dhe faktet e rastit.

“Përkundër pesimizmit, frustrimit, dëshpërimit dhe zhgënjimit në këto 6 vjet, besoj dhe jam optimist që më 16 shtator, në orën 10:00, ky panel gjykues, çfarëdo që të thotë tjetër përveç se jeni të pafajshëm, mendoj që do të jetë një padrejtësi e madhe që do t’u bëhet jo vetëm atyre, por edhe themeleve të shtetit të Kosovës, secilit qytetar të Kosovës, sepse ne jemi dëshmitarë, verdikti për pafajësinë e tyre e dëshmon jo vetëm marshi i fundit, por që nga momenti i bërjes publike të kësaj aktakuze. Themelet e shtetit tonë do të copëtohen në momentin që UÇK-ja do të cilësohet nga cilado gjykatë si një ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shtoi ai për Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit