15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Dua Lipa tregon stilin unik teksa pozon në fustanin me dekolte të hapur gjatë vizitës në Japoni

- Advertisement -

Ajo ka qenë e zënë gjatë javëve të fundit, duke u paraqitur në konferencën e modës “Vogue Forces” në fillim të këtij muaji.

Dhe Dua Lipa ka nisur tani një udhëtim në Japoni krahas orarit të saj të mbushur plot, pasi ajo ndau fotografi nga Naoshima në llogarinë e saj në Instagram të enjten (27 tetor).

Këngëtarja, 27 vjeçe, shfaqi fizikun me një fustan të zi dhe të gjatë i cili nxirrte në pah dekoltenë e saj teksa pozonte për një sërë fotosh.

Dua dukej e mahnitshme në veshjen, që përbëhej edhe nga një jakë e bardhë dhe lidhëse lëshuar sipër që detajonte pjesën e përparme të veshjes.

Fustani ishte i kompletuar me një xhaketë të gjatë dhe i kombinuar me një palë këpucë trendi elegant nga lëkura.

Krijuesja e hitit “Levitating” përshtati dukjen me një çantë Chanel ngjyrë të kaltër me detaje ari.

Dua, e cila ishte duke vizituar Kopshtin Narcissus, ka shkruar sipër postimit: ‘Duke eksploruar Naoshimën’.

Ylli gjithashtu ndau një moment të shkurtër të drekës të saj tradicional japonez ndërsa provoi disa nga ushqimet lokale teksa qëndronte në zonë.

Këngëtarja ka qenë e zënë gjatë javëve të fundit, duke u paraqitur në konferencën e modës “Vogue Forces” të në fillim të këtij muaji.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo dukej si një ikonë e modës teksa merrte pjesë në eventin vjetor në “180 The Strand” të Londrës.

Në një bisedë të titulluar “Një ndjesi e popit dhe modës”, kryeredaktori britanik i “Vogue”, Edward Enninful diskutoi për fuqinë e yllit me Duan, nga ajo që duhet për të bërë turne, për atë që duhet të veshësh në skenë, procesin dhe bashkëpunimin që duhet për të arritur atje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit