21.3 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Dua Lipa duket atraktive në imazhet e reja ndërsa shijon kohë e lirë gjatë koncerteve në Evropë

- Advertisement -

Ndërkohë që po vazhdon turneun “Future Nostalgia”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po gjen kohë edhe për të eksploruar qytetet në të cilat po mban koncertet.

Performanca e radhës e artistes me prejardhje nga Kosova ishte në Portugali dhe nga atje ajo ka sjell imazhe të reja për mbi 84 milionë fansa në llogarinë e saj të Instagramit.

Ylli i hitit “New Rules” u shfaq me një veshje unike dhe me shumë stil në foto që krahas atyre solo këngëtarja solli edhe të tjera me shoqërinë e saj.

Kostumi i përbërë nga pantallona dhe bluzë ngjyrë bezhë u kompletua me një palë syze dielli të zeza, çantë, vathë me përmasa të mëdha dhe qafore.

Dua dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive në imazhet që u pasuan nga komente të shumta nga mijëra fansa të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi ylli ndërkombëtar u përfol për një romanca të mundshme me aktorin spanjoll, Aron Piper, me të cilin u pa e afërt gjatë një mbrëmje argëtuese në një klub në Madrid.

Kujtojmë që muaj më parë Dua i dha fund lidhjes me modelin e njohur, Anëar Hadid.

Ndërkaq theksojmë që turneu u këngëtares nisi në Amerikë në muajin shkurt, teksa pritet të përfundoj në Perth të Australisë gjatë nëntorit të këtij viti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit