16.1 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

“Drogë, armë, para”, aksioni i policisë në Prishtinë përfundon me arrestime

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës, nën dyshimet për përfshirje në vepra penale që lidhen me narkotikët.

Në të dy rastet janë sekuestruar prova materiale të konsiderueshme, përfshirë sasi të mëdha droge, armë, para dhe pajisje të tjera.

Rasti 1 – Sekuestrohen mbi 8 kg marihuanë, kokainë dhe armë zjarri

Më 4 maj 2025, pas një pune operative të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), është arrestuar një person nën dyshimin se posedonte substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 qese me 4680 gramë marihuanë
1 qese me 3880 gramë marihuanë
1 qese me 5.34 gramë kokainë
1 armë zjarri me karikator dhe 15 fishekë
2 peshore digjitale
1 telefon
6 orë dore të markave të ndryshme
Para të gatshme: 4 x 200 € dhe 1 x 100 €
Kartela telefonike, kartela bankare dhe dokumente personale
Një veturë dhe pajisje DVR

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Rasti 2 – Konsumim i marihuanës në veturë, një tjetër arrestim në Prishtinë

Po ashtu, më 4 maj, rreth orës 16:20, një zyrtar policor jashtë detyrës ka vërejtur një person duke konsumuar marihuanë në veturë. Pas ndalimit, tek i dyshuari janë gjetur:

Dy qese dhe një cigare me substancë të dyshuar marihuanë
Pesha totale: 108.4 gramë

Pas kontrollit të shtëpisë së tij, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Megjithatë, me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Policia e Kosovës vazhdon me hetimet dhe angazhimet për parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët.

Të ngjashme

Të fundit