28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Dritës i takon derbi ndaj Ballkanit, Prishtina mposhtet nga Malisheva, pa gola përfundon ndeshja Nikli-Gjilani

- Advertisement -

Drita ka arritur ta fitojë derbin ndaj Ballkanit në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll. Të kaltrit nga Gjilani triumfuan me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendësit e realizoi qendërmbrojtësi Mesa, i cili u asistua nga Besnik Krasniqi, shkruan Express.

Gjatë ditës ndeshjes, Drita ishte skuadër më e mirë, madje edhe e qëlluan shtyllën në pjesën e parë.

Vlen të ceket se në pesë minutat e fundit, për shkak të protestave me karton të kuq u ndëshkua trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.

Me këtë fitore, Drita grumbullon 40 pikë dhe i afrohet në katër pikë Ballkanit lider.

Malisheva vazhdon me formë fantastike, kësaj radhe triumfuan në udhëtim te Prishtina me rezultatin 0:2.

Golat e fitores për mysafirët i shënoi Altin Aliut, i cili shfrytëzoi gabimin katastrofal të portierit të kryeqytetasve, si dhe Rilind Haziraj.

Me këto tre pikë, Malisheva tash ka 35 pikë për pozitën e katërt, derisa Prishtina mbetet e pesta me 30 pikë.

Ndeshja e vetme që nuk dhuroi gola e fitues ishte Feronikeli 74-Gjilani.

Edhe pas këtij takimi vazhdon diferenca mes tyre në dy pikë. Më mirë në tabelë qëndron Nikli me 23 pikë në pozitën e shtatë, 21 i ka Gjilani i një vendi më poshtë.

Xhiroja e 21-të e Superligës mbyllet të nesërmen me dy përballje tjera.

Llapi luan në udhëtim te Fushë Kosova, derisa Dukagjini e pret Lirinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit