9.7 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Drita ia bën “sefte” merkatos dimërore, zyrtarizon futbollistin nga Kongo

- Advertisement -

Drita ka njoftuar zyrtarisht për huazimin për një vit të futbollistit nga Kongo, Raddy Ovouka.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Anamorava.

Ovouka do të debutojë sot me fanellën e tre herë kampionëve të Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj ekipit sllovak, MFK Tatran, e cila luhet në Antalia të Turqisë.

Raddy është 23-vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë. Së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra New Mexico United.

Ovouka është transferimi i parë i Dritës afatin kalimtar të janarit dhe njëherit i pari nga ardhja e trajnerit Arsim Thaqi.

“Bardhekaltrit” janë zhvendosur së fundmi në qytetin bregdetar turk për të kryer fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Drita është lidere e Superligës me 38 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Ballkani, rivali kryesor i gjilanasve në garën për titull./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit