Skuadra e Dritës ka shënuar fitore 4:0 ndaj Gjilanit në derbin e javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Qysh në pjesën e parë, skuadra e Zekirija Ramadanit tregoi se është futur në fushë për tri pikë të plota, shkruan Indeksonline
Katër gola ekipi “Intelektual” i shënoi në pjesën e parë. Golashënuesit ishin: Ajzeraj, Broja, Manaj dhe Kostyshyn.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e parë, kurse Gjilani mbetet në pozitën e 4-të me 35 pikë.