Kryetari i Komisionit Parlamentar në Kuvendin e Serbisë për Kosovën, Millovan Drequn, ka thënë se më 18 mars, në takimin në Ohër, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë mundësi për përparim serioz.
Dreçun ka theksuar se Serbia mbetet e vendosur në qëndrimin e saj se nuk mund të pranojë dhe të pajtohet “me anëtarësimin e Kosovës në OKB, se ne nuk mund t’i njohim në asnjë mënyrë”.
“Ne do të qëndrojmë të vendosur në qëndrimin tonë se nuk mund të pranojmë dhe pajtohemi me anëtarësimin e një shteti të rremë në OKB, se nuk mund t’i njohim në asnjë mënyrë. Mendoj se në Ohër nuk do të ketë më asnjë shans për të arritur ndonjë përparim serioz”, ka theksuar Dreçun.
Më tej ai i ka reaguar të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, nuk po sillet në atë mënyrë që mund të mundësojë arritjen e ndonjë marrëveshjeje në mes të dyja vendeve, veçanërisht me deklaratën “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet sipas njërit prej 15 modeleve evropiane”.
“Epo, sigurisht që jo. Ky është kushti kryesor që kemi vendosur, është diskutuar edhe në takimin e kaluar në Bruksel. Së pari, zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin nga Brukseli, dhe pastaj gjithçka tjetër. Lajçak është tani Praktikisht duke u përpjekur të mbrojë qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe nga ana tjetër BE-ja e shpërblen me liberalizim të vizave”, ka thënë Dreçun.
“Ekipi ynë menaxhues, i cili është formuar në bazë të marrëveshjes, në vitin 2018, dhe pas kësaj edhe dy herë të tjera, herën e fundit në prill të vitit të kaluar, e ka njoftuar Lajçakun se drafti i statutit është përgatitur. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk arriti ta bindë Kosovën që ai draft i statutit të shqyrtohet. Mos na i shpjegoni tani procedurat, por merrni draftin e statutit dhe vendoseni në rendin e ditës të takimit të samitit mes krerëve Kosovës dhe Serbisë dhe më pas të hyjnë në procedurën e formimit të Asociacionit”, ka thekuar ai.
Çfarë pret Serbia nga takimi në Ohër?
Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit “se do të shkojë në Ohër, por se nuk do ta pranojë formimin e Asociacion”, Dreçun është shprehur se Kurti është aventurier politik.
Ai ka deklaruar se Kurti po mundohet të fusë në atë plan njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në shkëmbim të Asociacionit.
“Ata do të formojnë diçka që do të duhej të ishte e ngjashme me Asociacionin, e cila sipas këtij propozimi do të quhej “Vetëqeverisja e serbëve në Kosovë”, por në këmbim do të merrte njohje reciproke”, ka përfunduar Dreçun raporton RTS.rs.