6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Drenica mposht Prishtinën, Trepça ’89 fiton ndaj Dukagjinit

- Advertisement -

Drenica e ka mposhtur Prishtinën me përmbysje sot në ‘Bajram Aliu’, sfidë kjo që u mbyll me rezultat 2-1.

Drenicasit dhe prishtinasit u ballafaquan në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo sfidë prodhojë lojë interesante, pasi që Prishtina ishte e para që kalojë në epërsi përmes Genc Hamitit (52’). Por, kuqezinjtë nga Skenderaj nuk u dorëzuan duke përmbysur avantazhin e kryeqytetasve. Fillimisht Gavazaj (76’), barazoi shifrat në 1-1, derisa Abazi (84’) nga penalltia shënoi golin e fitores për Drenicën.

Me këtë fitore, Drenica ngritet në vendin e katërt me 11 pikë, aq sa ka edhe Prishtina një pozitë më lart.

Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Trepça ’89 e cila në ‘Riza Lushta’ mundi Dukagjinin, me rezultat 3-0. Gashi (18’), Rrahmani (30’) dhe Mba (85’), realizuan nga një gol për fitoren e ‘minatorëve’.

89-shi me këtë triumf zë vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Dukagjini është i fundit me vetëm dy pikë.  

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit