Portugalia është kualifikuar mes 16 ekipeve më të mira të Botërorit. Luzitanët triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Kroacisë, në një ndeshje shumë të luftuar.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja kombëtaret.
Fraksioni i dytë nisi me golin e kroatëve, që kaluan në avantazh me Perisic në minutën e 53-të. Ronaldo barazoi në minutën e 61-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.Megjithatë sulmuesi ia doli të shënojë 7 minuta më vonë, këtë herë me penallti, për të barazuar shifrat.
Në minutën e 81-të, Kroacisë iu anulua goli i Sucic, për pozicion jashtë loje. Kur dukej se ndeshja do të shkonte në shtesa, erdhi goli vendimtar.
Goncalo Ramos shfrytëzoi një krosim të Leaos në minutën e 94-të dhe ia doli të shënojë me kokë, golin e dytë dhe të kualifikimit për Portugalinë.
Në minutën e 13-të shtesë, kroatët barazuan me Gvardiol, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në fazën e 1/8-ve, luzitanët do të luajnë ndaj Spanjës. /TV Klan/






