Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar draftin e publikuar nga ish-inspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani i cili pretendon se është drafti i propozuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kështu Murati ka pyetur Kurtin se në cilat pika ky draft është më i mirë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
”Nëse drafti i propozuar nga BE-ja është ky që ka paraqitur Burim Ramadani, dhe nëse kryeministri Kurti vërtet e ka konsideruar si të pranueshëm për Kosovën mu këtë draft, pyetja e vetme që do t’ia kisha bërë atij por edhe të tjerëve është se në cilat pika është më i mirë dhe më në përputhje me Kushtetutën e Kosovës ky draft me atë asociacionin që e patë proklamuar kryeministri të “vdekur” në fund të vitit 2015 (“Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore-2015)”, ka shkruar Murati në Facebook, të hënën.